LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një burrë i vdekur në Vushtrri – trupi i tij dërgohet për obduksion

Gjendet një burrë i vdekur në Vushtrri – trupi i tij dërgohet për obduksion
Foto: Arkiv

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur të hënën mbrëma në Vushtrri.

Policia njofton se një person është gjetur pa shenja jete rreth orës 19:30.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion.


Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

“Vushtrri 14.11.2022 – 19:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të  prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/