Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes në afërsi të Vinicës ku është gjetur një trup i pajetë, i plagosur me armë zjarri.

Po ndërmerren masat e nevojitur, kurse personi është identifikuar si gjahtar, i cili ka qenë pjesë e grupit.


Nga PTHP sqarojnë se po ndërmerren aktivitete për sigurimin e provave. Po ashtu në pyetje janë marrë tre persona të huaj dhe një nga Maqedonia të cilët hetohen nëse janë përfshirë në këtë rast./Telegrafi/