Është gjetur shëndosh e mirë fëmija 9-vjeçar i cili u raportua i humbur mëngjesin e sotëm në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i fshatit, Reshat Selimi.


"Po është gjetur shëndosh e mirë, policia ka ardhur në vendin e ngjarjes", tha ai duke shtuar se fëmija është gjetur rreth një kilometer larg shtëpisë së tij.

Familjarët më herët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij./Telegrafi/