Në fshatin Nabërgjan të Pejës një grua është gjetur e vdekur në garazhin e shtëpisë së saj.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe ekipet emergjente. /Telegrafi/