LAJMI I FUNDIT:

Gjendet e vdekur brenda shtëpisë së saj në Los Angeles aktorja Dalyce Curry

Gjendet e vdekur brenda shtëpisë së saj në Los Angeles aktorja Dalyce Curry
Dalyce Curry

Aktorja Dalyce Curry, e njohur për rolet e saj në “The Blues Brothers”, “The Ten Commandments” dhe “Lady Sings the Blues”, është quajtur një nga viktimat fatale të zjarreve shkatërruese të Los Angelesit.

Ajo ishte 95-vjeçare.

Eshtrat e Curry u zbuluan në pronën e saj në Altadena, e cila u shkatërrua nga zjarri Eaton javën e kaluar.


Stërmbesa e saj, Dalyce Kelley, konfirmoi lajmin tragjik më 12 janar përmes Facebook, duke shkruar: “Rreth një orë më parë mjekja konfirmoi se eshtrat e saj ishin gjetur në pronë”.

Kelley, e cila i referohej Curry si “Mami D”, e kishte lënë atë në shtëpi të martën vonë në mbrëmje, pa e ditur për katastrofën.

Deri të mërkurën në mëngjes, zjarri i Eaton kishte përpirë lagjen e Curry-t.

Kelley nxitoi në vendngjarje, por u ndalua në një barrikadë policie dhe u informua se shtëpia ishte shkatërruar plotësisht.

Ajo më pas postoi pamjet e mbetjeve të djegura të shtëpisë së Curry-t.

Aktorja është në mesin e 12 viktimave të identifikuara publikisht, një listë që përfshin ish-aktorin australian Rory Sykes, 32 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Magazina
Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori