Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ushtronte profesionin e laborantit dentar, i papajisur me licencë, brenda një banese të marrë me qira.
Amarildo Kola është i arrestuari, të cilit policia në momentin e arrestimit i ka gjetur dhe sasi të lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar barnat dhe pajisjet dentare që dyshohet se ishin të rrezikshme për shëndetin e pacientëve.
Njoftimi i Policisë:
“Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Multi”, i cili goditi disa veprimtari kriminale njëkohësisht. Ushtronte profesionin e laborantit dentar, i papajisur me licencë, si dhe posedonte në laborator, një sasi cannabisi, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohen barnat dhe pajisjet dentare, përdorimi i të cilave, nga 40-vjeçari i palicencuar, dyshohet i rrëzikshëm për shëndetin e pacientëve, si dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i kontrolleve të përditshme, në subjekte të ndryshme ekonomike, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Multi”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë konstatuan se ky shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në lagjen “1-Maji”, si laborator dentar, ku ushtronte profesionin e laborantit, i papajisur me licencën e nevojshme, si dhe përdorte barna dhe pajisje, të dyshuara të rrezikshme për shëndetin e pacientëve. Gjithashtu, nga kontrollet në këtë ambient, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licencë”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët