LAJMI I FUNDIT:

Gjeloshaj: S’ka ndryshim të qëndrimit – emërimi i ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë është në procedurë

Gjeloshaj: S’ka ndryshim të qëndrimit – emërimi i ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë është në procedurë

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi u zhbllokua funksionimi i disa institucioneve të drejtësisë dhe Mali i Zi zhvilloi konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Megjithatë, zgjedhja e përfaqësuesit të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse për kryetar të parlamentit, Andrija Mandiq, ka ngjallur shqetësime tek Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zëvendës kryeministri dhe ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj tha se roli i Andrija Mandiq, përfaqësues i partive pro-serbe dhe pro-ruse si kryeparlamentar dhe përfshirja gjatë këtij viti në kabinetit qeveritar të përfaqësuesve të tjerë të këtyre forcave, nuk do të ndryshojnë orientimin euroatlantik të Malit të Zi.

Sipas tij, çështjet si integrimet euroatlantike dhe vazhdimi i sanksioneve ndaj Rusisë, janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit, të cilën qeveria do ta respektojë.


“Nëse ka shkelje të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, nuk do të largohemi vetëm ne, por edhe të tjerët. Mendoj se ai që do të shkelte pikat e marrëveshjes nuk do të jetë më pjesë e qeverisë”, tha Gjeloshaj.

Ai foli edhe për mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Tha se Qeveria është në procedurë të emërimit të ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë dhe se nuk ka ndryshim as për këtë çështje.

“Qeveria e Malit të Zi në 100 ditëshin e parë i ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë. Pra, nuk ka pasur ndryshim të kursit politik. Qeveria është në procedurë të emërimit të ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë. Pra, nuk ka ndryshim as për këtë çështje”, deklaroi Gjeloshaj.

“Mendojmë se për aq kohë sa do të respektohet marrëveshja e koalicionit, qeveria do të jetë e përqendruar krejtësisht në zbatimin e asaj që është përfshirë në atë. Kjo përfshin çështjet si integrimet euroatlantike, përkrahja e Ukrainës dhe vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Pra, do të ketë një përputhje të politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe atë të partnerëve tanë të NATO-s në çdo aspekt”.

Ai tha se mendon që qeveria do të vazhdojë të respektojë këto çështje dhe ashtu si deri tani edhe në të ardhmen qëndrimet e kaluara të dikujt nuk do të ndryshojnë këtë politikë.

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori