Rreth 1,400 zyrtarë korrektues do të përfitojnë nga Pako Emergjente Fiskale. Këtë e ka bëtë të ditur Rasim Selmani, zëvendësdrejtor në Shërbimin Korrektues, theksoi se është mirë që në këtë pako janë të përfshirë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve korrektues.
“Në fakt është përfshirë Shërbimi Korrektues në këtë pakon emergjente. Janë reth 1,400 zyrtarë korrektues, të cilët do të përfitojnë prej kësaj pakoje”, tregoi Selmani.
Qeveria në detyrë e Kosovë, ditë më parë për shkak të përhapjes së coronavirusit, kishte marrë vendim t’iu dalë në ndihmë me mjete financiare institucioneve, bizneseve e qytetarëve të kategorive të ndryshme.
Pandemia e coronavirusit, ka ndikuar që të bije edhe numri i të burgosurve e të ketë ndërprerje të paraburgimit.
Sipas Selmanit, numri ka rënë për 100 të burgosur më pak, prej fillimit të shfaqjes së kësaj pandemie në Kosovë.
“Numri ka rënë dhe diku për 100 të burgosur ne kemi më pak prej fillimit të kësaj pandemie. Ka pasur ndërprerje të paraburgimit ka pasur lirime të të burgosurve edhe numri i të ardhurve është i vogël në krahasim me ato që janë liruar, kështu që është një numër prej 100 të burgosurve më pak në institucionet korrektuese”, theksoi ai.
Slemani tregoi se vetëm për një ditë numri total i të burgosurve arrin në 1,661 në të gjitha institucionet korrektuese.
“Vetëm të paraburgosur kemi rreth 434. Po numri total i të burgosurve është 1 661 të burgosur në të gjitha institucionet korrektuese”, u shpreh Selmani për Ekonomia Online.
Selmani tutje tha se personat që janë burgosur në kohë pandemie, nuk janë testuar përderisa nuk kanë pasur simptome.
“Përderisa, nuk kemi indikacione, nuk është e nevojshme të testohen së paku kështu janë rekomandimet prej sistemit shëndetësor. Derisa, nuk ka simptome, nuk ka ndonjë indikacion, kjo gjendje do të vazhdojë kështu”.
Shërbimi Korrektues i Kosovës për shkak të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit me vendim të Qeverisë së Kosovës kishte njoftuar se të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit do të ndërpriten.
Mirëpo, ShKK-ja ua ka mundësuar të burgosurve telefonata më të shpeshta ma familjarë me komunikim virtual përmes SKYPE.
Në lidhje me këtë, Selmani thotë se ky lloj komunikimi është duke vazhduar dhe është lehtësim edhe për të burgosurit, pasi mund të flasin dhe t’i shohin familjarët e tyre.
“Komunikimi është duke vazhduar edhe është jashtëzakonisht mirë, është një lehtësim i madh për të burgosurit të cilët kanë mundësi edhe të flasin me familjarët edhe t’i shohin edhe të kenë d.m.th një mundësi derisa ekziston kjo gjendje”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë