Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe kanë ndaluar pesë (5) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit për media, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Raporti për të gjitha prokuroritë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Tentim dhunimi”. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë këtyre 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për vepër ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) të pandehurve.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve komunale”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprat penale ”Lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Po ashtu Prokuroria Themelore Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për veprat penale ”Lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë