LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet nga marrëveshja për Asociacionin, a është Kosova e obliguar ta zbatojë atë?

Gjashtë vjet nga marrëveshja për Asociacionin, a është Kosova e obliguar ta zbatojë atë?

Gjashtë vite kanë kaluar nga nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe.

Kjo marrëveshje mori dritën jeshile në Kuvendin e Kosovës me 83 vota për. Mirëpo kjo marrëveshje nuk mori edhe miratimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata konstatoi se marrëveshje ishte në kundërshtim më Kushtetutën në plot 21 nene.


Mirëpo pala serbe vazhdimisht po insiston që kjo marrëveshje të zbatohet, dhe një gjë të tillë po e bëjnë edhe në takimet e Brukselit.

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu thotë se Kosova në një mënyrë apo tjetër është e obliguar ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin.

“Nëse Kosova nuk e zbaton marrëveshjen vepron kundër ligjit që vet e ka nxjerrë. Marrëveshje e Brukselit është shndërruar në një ligj të brendshëm i cili duhet të zbatohet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Kadri Kryeziu, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci, thotë se një Asociacion pa kompetenca ekzekutive nuk është në interes të Serbisë.

“Është në pikëpyetje nëse Serbia ka interes për ta themeluar një Asociacion të tillë pa kompetenca ekzekutive. Por zgjidhja e kësaj problematike mund të bëhet vetëm në marrëveshjen finale”, deklaroi Gazmir Raci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori