LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Gjashtë nga ambasadorët e sapoemëruar do të referojnë para Komisionit për Politikë të Jashtme

Maqedoni: Gjashtë nga ambasadorët e sapoemëruar do të referojnë para Komisionit për Politikë të Jashtme

Gjashtë nga ambasadorët e sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të referojnë para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme.

Platformat e veta për aktivitete diplomatike do t’i prezantojnë ambasadorët Teuta Agai Demjaha në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Shpresa Jusufi në përfaqësinë diplomatike-konsullare në Prishtinë, Shaban Jashari në përfaqësinë diplomatike-konsullare në Doha, Svetllana Geleva në Misionin e Këshillit të Evropës, Strasburg, Danço Markovski në përfaqësinë diplomatike-konsullare në Tiranë dhe Faton Bejta në përfaqësinë diplomatike-konsullare në Kopenhagë.

Qeveria, nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, në mbledhje të mbyllur e konfirmoi listën me 19 propozime për ambasadorë të emëruar në Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshilli i Evropës (Strasburg), KB (Gjenevë), Doha, Pragë, Nju-Delhi, ROmë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin.


Për disa nga kandidatët për ambasadorë pati edhe reagime në opinion për kompetencat e tyre për ta përfaqësuar vendin, si për atë në Pekin, por shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov nga fundi i vitit të kaluar tha se prej qershorit të vitit 2017, deri më sot, 87,5 për qind e diplomatëve janë të karrierës, për dallim nga periudha prej vitit 2006 deri në vitin 2017 kur ajo përqindje ishte 33.

Dimitrov shprehi kënaqësi nga zgjidhjet e tanishme, duke përmendur se ata janë kombinim i suksesshëm mes parimeve dhe artit të së mundurës.

Ai në intervistë të paradokohshme për AIM theksoi se sipas të gjitha gjasave, më shpejtë do të shkojnë ata të cilët shkojnë drejt qendrave multilaterale, si për shembull në Këshillin e Evropës, sepse atje procedura është më e thjeshtë.

“Për bilateralet jemi në fazë të pritjes së dakordimit, përkatësisht agreman nga shteti përkatës ku është udhëzuar, ku do të dërgohen ambasadorët përkatës. Do të ishte mirë që ky proces të rrjedhë në baraspeshë mes parimit dhe artit të së mundurës në politikë, mendoj se kemi një baraspeshë të mirë. Asnjëherë në historinë e diplomacisë së Maqedonisë nuk kemi pasur aq ambasadorë të karrierës, jo vetëm formalisht, të themi nëse dëshirojmë t’ju dërgojmë ju si ambasador, e pastaj t’ju punësojmë në MPB të kaloni këtu disa muaj dhe ju dërgojmë jashtë si i karrierës, nga MPJ jeni. Të tillë kemi pasur shtatë në periudhën e kaluar. Tani nuk kemi asnjë”, theksoi shefi i diplomacisë.

Republika e Maqedonisë së veriut ka gjithsej 57 përfaqësi diplomatike-konsullare, prej të cilave 42 janë ambasada, tetë janë misione të përhershme dhe nëntë janë konsullate të përgjithshme. Prej tyre, për momentin të paplotësuara janë 23 ambasada dhe katër misione të përhershme, përderisa të gjitha konsullatat e përgjithshme janë plotësuar.

SHBA-ja, Rusia, Kina, Holanda, Italia janë pjesë e qendrave të paplotësuara të rëndësishme diplomatike. Atje tani në vend të ambasadorëve kemi ushtrues detyre, ndërsa në vendet fqinje ambasadorë nuk ka në Serbi, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Kroaci. Në Greqi ende nuk është dërguar ushtruesi i detyrës.

Së paku 80 për qind e ambasadorëve në të ardhmen, në pajtim me ligjin e propozuar për punë të jashtme, do të jenë diplomatë karriere./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori