Gjashtë klube janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e ri të Barcelonës, Rey Manaj.

Sipas goal.com shqiptari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, por Barca mund të pranojë oferta deri në 6 milionë euro.


Klubi po e vuan krizën financiare, por nuk duan të ndahen përfundimisht nga shqiptari.

rey manaj palabras

Ata duan që në çdo marrëveshje që bëjnë të përfshihet një klauzolë për riblerjen e tij.

Cagliari, Rayo Vallecano, Almeria, Freiburg, Fenerbahce dhe Anderlecht janë klubet në kërkim të Manaj.

manaj

Klub të nivelit të lartë që do ta lejonin shqiptarin të tregonte aftësitë e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app