Gjakovari keqtrajton gruan, viktima së bashku me fëmijën 11 muajsh dërgohet në strehim
Policia njofton për një rast të dhunës në familje të ndodhur në Gjakovë.
Burri dyshohet se ka keqtrajtuar gruan e tij, e cila më pas është strehuar me fëmijën e saj 11 muajsh.
"Gjakovë, 28.08.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte keqtrajtuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar në shtëpi të sigurt bashkë me fëmijën e saj të moshës njëmbëdhjetë (11) muajsh. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë", njofton policia. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























