Një fustan njëngjyrësh është gjithmonë mishërimi i elegancës

Gisele Bundchen mori pjesë në fushatën verore të një marke këpucësh, e cila u mbajt në një qendër tregtare në Sao Paulo.


Supermanekinia kishte veshur një fustan që definonte figurën e saj.

Bundchen kishte veshur një fustan të zi të bukur që i nxirrte në pah krahët muskulor, por vëmendje të veçantë tërhoqi dekolteja, transmeton Telegrafi.

gisele bundchen 1  1

Fustani i ish-Engjëllit të Viktorias kishte gjithashtu një aksesor si shall që i mbulonte pjesën më të madhe të qafës, ndaj ansambli fitoi elegancë, me një prekje sensualiteti që sillte dekolteja e thellë në formë zemre.

Gisele vërtetoi se këpucët e mira ngjyrë të zezë, pavarësisht ekspansionit të trendit barbie, nuk del nga moda duke veshur një model me majë me rrip.

1 Gisele Leca Novo1  1

Ajo gjithashtu mbante një çantë dore në modë teksa pozoi për foto në fillim të eventit.

Bundchen shtoi një element shkëlqyes në dukjen e saj me një palë vathë argjendi dhe disa byzylykë.

Flokët e saj të bukur biondë valëviteshin poshtë shpinës dhe ishin në kontrast të përkryer me tonin e errët të veshjes së saj. /Telegrafi/