LAJMI I FUNDIT:

Giresse i kënaqur me cilësinë e lojtarëve të Kosovës, por thotë se duhet ende shumë punë për t’u bërë

Giresse i kënaqur me cilësinë e lojtarëve të Kosovës, por thotë se duhet ende shumë punë për t’u bërë

Alain Giresse është deklaruar për ndeshjen miqësore që Kosova e zhvillon me Burkina Fason nesër (e enjte).

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka parë nga afër lojtarët tanë në stërvitje dhe është i kënaqur me cilësinë e tyre, por që sipas tij ende duhet punuar, sidomos në aspektin kur kanë topin apo edhe kur e humbin atë.

“Tashmë jam prezantuar me lojtarët. Unë pres padyshim më shumë nga lojtarët që luajnë në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar fillimisht trajneri.


Alian Giresse: Në këto dy ndeshjet duam t’i përdorim të gjithë lojtarët
Lexo po ashtu Alian Giresse: Në këto dy ndeshjet duam t’i përdorim të gjithë lojtarët

“Çfarë është më rëndësi, dëshira e lojtarëve që luajnë jashtë, të vijnë këtu të luajnë për Kosovën. Pastaj në takimin tonë kemi folur për rregullat dhe çfarë presim ne”.

“Objektivat dhe qëllimet tona që i kemi vendosur vetës janë të qarta për garat ku do të marrim pjesë”.

“Kemi pasur parasysh në stërvitje se cilët lojtarë kanë pasur minutazhë më të madhe në klubet ku luajnë”.

“Aktualisht jemi duke i pritur edhe disa lojtarë që të na bashkohen në stërvitje dhe të shikojmë gjendjen e tyre, pasi entuziazmi dhe dëshira për të luajtur është e madhe”.

“Kam arritur të vërtetoj se nga ajo çfarë kam parë në videot, është se edhe në realitet ka lojtarë me kualitet të lartë dhe i kam vlerësuar, por ka disa pika që duhet përmirësuar dhe mbetet ende punë për t’u bërë me dhe pa top”, ka shtuar më tej strategu francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori