Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha më 31 dhjetor se është optimist që pandemia e coronavirusit do të mposhtet përgjatë vitit 2022. Ai madje kërkoi nga shtetet që të punojnë bashkërisht në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Tedros Adhanom Ghebreyesus po ashtu foli kundër “nacionalizmit të ngushtë dhe grumbullimit të vaksinave” në fjalimin e tij të fundvitit.
Ghebreyesus foli dy vjet pasi që OBSH-ja regjistroi rastin e parë me coronavirus që atëkohë besohej se ishte pneumoni e panjohur e përqendruar vetëm në Kinë.
Tani numri global i rasteve me coronavirus në botë arriti në 287 milionë raste pozitive derisa pothuajse 5.5 milionë njerëz kanë vdekur.
Coronavirusi mbeti megjithatë, pjesë e përditshmërisë: sëmundje e cila mbylli kufijtë, ndau familjet dhe në disa pjesë pamundësoi daljen nga shtëpia pa maskë në fytyrë.
Pavarësisht të gjitha këtyre, Ghebreyesus ishte pozitiv gjatë fjalimit të tij duke theksuar që tani bota ka shumë më shumë mjete për të trajtuar COVID-19.
Por edhe një herë paralajmëroi se pabarazia në shpërndarjen e vaksinave kundër coronavirusit është duke e rritur rrezikun nga evoluimi i të njëjtit.
“Nacionalizmi i ngushtë dhe grumbullimi i vaksinave nga disa shtete kanë thelluar pabarazinë dhe krijuan kushte ideale për shpërthimin e variantit Omicron. Derisa pabarazia po vazhdon ka më shumë rrezik që virusi të evoluojë në mënyra që nuk mund të parashihen apo parandalohen”, tha ai.
“Nëse e përfundojmë pabarazinë, e përfundojmë pandeminë”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij, Ghebreyesus po ashtu përmendi edhe nivelin e ulët të vaksinimit në botë.
Derisa shumica e shteteve në Evropë dhe SHBA kanë vaksinuar popullsitë me së paku një dozë të vaksinës kundër coronavirusit, synimi i OBSH-së që niveli i vaksinimit të arrijë në 40 për qind në secilin shtet deri në fund të 2021-s nuk është as pothuajse afër në shumë shtete afrikane.
Shefi i OBSH-së më herët kishte kritikuar shtetet e pasura që po “gllabërojnë” furnizimin global me vaksina duke vaksinuar plotësisht shumicën e qytetarëve derisa të tjerët presin për dozën e parë.
Tani OBSH-ja ka synim të ri për vitin 2022: vaksinimin e 70 për qind të qytetarëve në të gjitha shtetet deri në muajin korrik, për t’i dhënë fund kështu pandemisë. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-55.jpg)
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai
![Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-5-780x439.png)
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë
![Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-9-780x439.png)
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-52-780x439.jpg)
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe