Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, i është drejtuar me një kërkesë publike ndjekësve të tij.

I revoltuar, ai ka shkruar në InstaStory që kur të publikohet ndonjë përmbajtje që e përfshin atë, të ndalohet hapësira për komente për shkak se po pranon ofendime të shumta.


Ai thotë se kjo dëshirë e ndalimit të komenteve, vjen pasi i njëjti nuk i takon kësaj shtrese të shoqërisë ku ofendon dhe shanë pafund.

gett

“Ju kisha lut krejt juve që i merrni intervistat e mia ose ndonjë postim timin edhe e postoni nëpër TikTok, ju lutem ndaloni komentet se janë çuar peshë me fjalë të rënda e me ofendime në familje. Zoti ju ruajt. Unë s’jam kategori e këtij lloji. Respekte”, shkroi reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.

Getinjo përndryshe po vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë edhe këtë verë me projekte muzikore e koncerte të shumta. /Telegrafi/

getinjo 298317804 789262022106208 2603833117489526901 n