Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, edhe një herë ka treguar pse e ka postuar shkronjën “M” në Instagram.

Eshtë mami i Getoar Selimit ajo që po e motivon reperin drejt sukseseve.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Geti e ka shfaqur edhe vëllain e tij Liberianin, por ky kur ishte një bebe, transmeton Telegrafi.


“Gjithë ajo që jam, ose shpresoj të jem, i kam borxh engjëllit tim, nënës”, ka shkruar Geti në Instagram që edhe e vërteton arsye pse ai po i poston “M”-jat kohë pas kohe në rrjetin social. /Telegrafi/