LAJMI I FUNDIT:

Geti frikësohet prej futbollistëve, ka një kërkesë ekskluzive për Marinën!

Geti frikësohet prej futbollistëve, ka një kërkesë ekskluzive për Marinën!

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë duke shijuar kulmin e lidhjes së tyre, por jo gjithçka shkon vaj ashtu si duket.

Burime të sigurta pranë çiftit na kanë pohuar se Getoari bëhet shumë xheloz për prezantuesen bionde të “Proçesit Sportiv”, duke i kërkuar asaj të heqë dorë nga ky format me të ftuar futbollistë dhe audience kryesisht mashkullore.

Reperi nga Kosova i sheh si konkurrentë të fortë djemtë e futbollit, ndaj po i bën presion Marinës që të heqë dorë menjëherë nga programi, transmeton story.al.


Por për të mos e shkëputur totalisht nga puna në televizion, i ka propozuar të bëjë një emision me fëmijë, e vetmja mënyrë që Marinën të mos e “gjuajnë” meshkujt.

Vendimi që Marina do të marrë për karrierën e saj do të jenë dhe një sprovë dashurie për Getin. Nëse Marina do e dëgjojë apo jo të dashurin kësaj here le të shohim!