(E PLOTËSUAR) Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i trajtojë seriozisht veprimet destabilizuese të Serbisë kundër Republikës së Kosovës dhe, njëkohësisht, ta ndalojë logjikën e mohimit e relativizimit të krimeve të rënda që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ajo gjithashtu ka kërkuar mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Duke folur lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku, Ministrja Gërvalla deklaroi se ‘ky nuk ishte thjesht një incident i izoluar’, por një akt i planifikuar agresioni me bazë në Serbi dhe i kryer nga grupe paramilitare të udhëhequra nga terroristi Milan Radoiçiq, një person i lidhur ngushtë me elitën politike serbe.
“Ta quash këtë një ‘incident serioz sigurie’, siç e përshkruan raporti i UNMIK-ut, është shtrembërim i hapur i realitetit. Ky ishte një akt i pastër agresioni i sponsorizuar, armatosur dhe mbështetur nga Serbia. Ishte terrorizëm shtetëror. Ishte akt lufte”, u shpreh Gërvalla.
Tutje, ministrja vuri theksin edhe mbi sulmin e 29 nëntorit 2024 ndaj kanalit Ibër-Lepenc, një sulm ky që kishte për objektiv infrastrukturën kritike civile dhe që rrezikoi jetën e mijëra qytetarëve. Ministrja Gërvalla deklaroi se Serbia ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime, përkundër deklarimeve të saj publike.
Ajo akuzoi UNMIK-un se po i jep jehonë propagandës serbe, ndërkohë që organizata të tjera ndërkombëtare si BE, OSBE dhe Këshilli i Evropës kanë dhënë vlerësime të balancuara dhe objektive për zhvillimet në vend.
Sipas saj, UNMIK-u nuk përmbush më asnjë funksion që ta justifikojë praninë e vazhdueshme.
“UNMIK-u nuk po e pengon Kosovën, por po dëmton kredibilitetin e vetë OKB-së. Raportet e tij shtrembërojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit dhe luftë kundër krimit. Kosova vazhdon të punojë ngushtë me agjenci të tjera të OKB-së, por UNMIK-u nuk përmbush asnjë funksion që do të justifikonte praninë e vazhdueshme, ndërsa organizatat e tjera si OSBE, Këshilli Evropian, BE vazhdimisht ofrojnë vlerësime të balancuara për zhvillimet në Kosovë. UNMIK-u vazhdon të shtrembërojë faktet, duke e keqorientuar vetë këtë Këshill. Është evidente se si e paraqet raporti përpjekjen legjitime të Kosovës për ta forcuar sundimin e ligjit, për ta luftuar krimin e organizuar… Kosova ka shënuar suksese domethënëse në çmontimin e strukturave ilegale në katër komunat veriore. 13 laborator droge, të përkrahur nga shteti serb që kanë prodhuar drogë për miliona viktima në gjithë Evropë, në vlerë qindra miliona euro, gjitha këto janë çmontuar. Janë gjetur edhe mjete për vepra terroriste. Kjo është mbrojtje të qytetarëve tanë, por UNMIK-u i bën jehonë propagandës serbe”, ka deklaruar Gërvalla.
Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për drejtësi, ministrja Gërvalla ka kërkuar që Serbia t’ia dorëzojë autoriteteve kosovare Milan Radoiçiqin dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist, dhe të ndalet mbështetja shtetërore për strukturat kriminale në Kosovë. Në përmbyllje, ministrja ka deklaruar se Republika e Kosovës është një demokraci e konsoliduar, që i respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe është model për stabilitet në rajon. Megjithatë, ka shtuar ajo, pa drejtësi dhe pa emërtim të saktë të krimeve, paqja do të mbetet e brishtë.
Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se Kosova është demokraci e gjallë, ndërkaq Serbia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet destabilizuese.
“Kosova sot është demokraci e gjallë, e re, me orientim drejt rrugëtimit euroatlantik. Por Serbia nuk është se ka ndërruar shumë, ajo vazhdon të përpiqet të destabilizojë demokracinë tonë. E përtej kësaj e bën këtë jo veç përmes retorikës, por me veprime konkrete e të dhunshme që rrezikojnë paqen rajonale”, ka thënë ajo.
Gërvalla përmendi sulmin e Banjskës si shënjestër e grupit paramilitar i mbështetur nga vet autoritete serbe.
“Milan Radoiçiq njihet publikisht për lidhjet e tij me elitën politike të Serbisë, duke përfshirë edhe ministrin aktual të Punëve të Jashtme, Gjuriq që është këtu dhe presidentin Vuçiq. Ka fotografi publike të zotit Gjuriq ulur në kafeteri në Beograd me Radoiçiq, që e dëshmojnë këtë lloj lidhje. Ky ka qenë akt i hapur agresioni kundër një shteti fqinj, kryer nga një grup me trajnim ushtarak, pajisje logjistike, të gjitha këto të siguruara nga Serbia”, ka thënë Gërvalla.
Tutje, ajo kritikoi edhe raportin e UNMIK-ut, raport ky që sipas saj, sulmin në Banjskë e quan “incident serioz”.
“Sipas Rezolutës 33/14 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kjo përbën agresion. Ta quash këtë incident serioz sigurie, siç bëhet në raportin e UNMIK-ut këtu, jo vetëm që është keq përshkrim, por është shtrembërim. Faktet janë të qarta, Serbia e ka armatosur, trajnuar e mbështetur politikisht këtë grup që përfundimisht vrau Afrim Bunjakun. Jo vetëm që ishte terrorizëm, por ishte akt i luftës”, tha ajo.
Gërvalla ka folur për nivelin e demokracisë në Kosovë.
“Dua t’i jap jehonë fjalëve të shprehur në Këshillin e Evropës gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës. Dora Bakoyannis, raportuese për anëtarësimin e Kosovës kishte deklaruar: Kosova është demokraci funksionale, që respekton të drejtat e njeriut e të komuniteteve, më shumë se 82% të anëtarëve në Komitetin PACE kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës, dhe po jemi vend demokratik dhe jemi krenar për këtë”, ka thënë ajo.
Gërvalla kujtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndalur gjenocidin në Kosovë.
“Ndërhyrja e NATO-s nuk ishte vetëm legjitime, ajo ishte ekzistenciale. Ajo përfaqësonte mbrojtjen e vlerave themelore të Kombeve të Bashkuara dhe të vetë njerëzimit, ndaljen e një gjenocidi që ishte në zhvillim, shpëtimin e jetëve të panumërta dhe qëndresën ndaj krimeve masive kundër njerëzimit”, theksoi Gërvalla.
Ajo shtoi se intervenimi ndërkombëtar i dha fund fushatës së gjenocidit dhe vrasjeve masive të ushtruara nga regjimi i Serbisë në Kosovë.
“Republika e Kosovës është shembulli më i mirë i asaj se si një ndërhyrje ndërkombëtare për të ndaluar gjenocidin, e pasuar nga mbështetja e palëkundur e bashkësisë ndërkombëtare, ka mundësuar ndërtimin dhe lulëzimin e një demokracie të plotë, evropiane dhe perëndimore. Përkundër kundërshtimeve të vazhdueshme nga Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre, Kosova është shndërruar në një demokraci të konsoliduar dhe në një partnere të respektuar ndërkombëtare”, deklaroi ministrja në detyrë, Gërvalla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rritja e çmimit të kafes, aktivizohet Inspektorati i Konkurrencës

E zuri poshtë masivi i kromit në Qafë Burrel, babai i 29-vjeçarit apel për ndihmë: Nuk gjendet djali me lopata

Siljanovska-Davkova: Nuk e kam lexuar mendimin e Komisionit të Venecias për ligjin për përdorimin e gjuhëve

Agim Bahtiri reagon për letrën e Kurtit drejtuar LDK-së

"Kurth ndaj LDK-së", "përgatitje e terrenit për koalicion LVV-PDK" - opinionistët analizojnë letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut

Vetura me shpejtësi të madhe godet policin, pamje të rënda nga aksidenti në Peshkopi

Letra e tretë e Kurtit për Abdixhikun, Hoxha: Koalicioni LVV-LDK, i vështirë

Haziri: Letra e Kurtit ka dashuri dhe urrejtje - gjuha në fushatë ka qenë e ashpër dhe shumë negative

“Në raftet e supermarketeve shqiptare gjen qumësht serb”, Rama: Shqipëria me çmimet më të ulëta në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Letra e familjes që tregon detaje shokuese për Artan Zymberin me nënshtetësi norvegjeze, i cili vdiq në një burg të Serbisë

Xheneta la të nënkuptuar se Gjesti dhe Egli qëndrojnë në hotelin ku ajo është vendosur: Nuk e di kush kë po e ndjek

Ylli i Man Cityt iu vetëofrua Real Madridit por gjiganti spanjoll e refuzoi atë

Ky është zyrtarisht qyteti bregdetar më i bukur në botë dhe nuk është aspak larg nesh: "Qyteti i një mijë velave të bardha"

Kush është shefja e kabinetit të Trumpit që ia ndaloi Vuçiqit të takohej me presidentin amerikan?

Gjakovë, rrëfimet e anëtarëve të familjes Bicurri që pretendojnë se i humbën miliona euro në fajde