Site icon Telegrafi

Gërvalla arsyeton Osmanin që s’ia dha dorën në Podujevë

Ditë më parë në Podujevë u inaugurua shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku morën pjesë krerët e shtetit.

Ajo çfarë ra në sy ishte presidentja Vjosa Osmani, që nuk ia dha dorën ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, për ta përshëndetur.

Gërvalla tha se presidentja nuk kishte kurrfarë arsye që të mos ia jepte dorën, por kjo ndodhi pasi rreshti i njerëzve ishte i gjatë.

“Të them të drejtën unë e kuptoj që mediat gjejnë gjithkund qimen në ve, mirëpo rreshti ishte i gjatë dhe aspak nuk besoj që presidentja të ketë as arsyen më të vogël të mos i jap dorën dy prej bashkëpunëtorëve të saj më të afërt”, u shpreh ministrja në Klan Kosova.

Exit mobile version