Steven Gerrard ka arritur në Anfield në përkrahje të skuadrës para duelit ndaj Sunderlandit.

Liverpooli takohet me Sunderlandin nga ora 16:00 dhe Stevie G është pa dyshim përkrahësi më i madh i skuadrës në këtë takim.


Ai ka arritur para pak momentesh në Anfield, ku ka takuar tifozët e flaktë të Liverpoolit të cilët i ka përshëndetur me modesti dhe u ka dhënë nga një autograf, shkruan Telegrafi.

Steven Gerrard ditë më parë konfirmoi pensionimin nga futbolli pas një karriere të shkëlqyer që ia dedikoi klubit të zemrës, Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app