Georgina Rodriguez ka shfaqur së fundmi linjat e bujshme trupore derisa po bënte ushtrime në palestër.

30-vjeçarja është prej shumë vitesh partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.


Ajo dukej atraktive me një palë sytjena sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra të ngushta ngjyrë portokalli.

Screenshot 41 1 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja ka mahnitur 58.5 milionë ndjekësit që numëron në llogarinë e saj personale, Instagram.

Me Georginan si trajneren e tyre personale, binjakët Eva dhe Mateo, të dy 6 vjeç, u panë po ashtu duke ngritur pesha.

Screenshot 42 1 Foto: Screenshot/Instagram

Ronaldo ka pesë fëmijë - Cristiano Jr , 13 vjeç, binjakët Eva dhe Mateo, 6, Alana, 6 vjeçe dhe foshnja Bella, një vjeçe.

E gjithë familja shfaqet shpesh në rrjetet sociale të Georginas dhe së fundmi ajo ka ndarë foto të lezetshme të tyre duke shijuar një ditë pushimi në plazh.

Screenshot 43 1 Foto: Screenshot/Instagram

Ronaldo aktualisht luan për skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe i ka sytë drejt udhëheqjes së Portugalisë në Euro 2024 këtë verë. /Telegrafi/

Screenshot 44 1 Foto: Screenshot/Instagram