Një nga zbulimet e sezonit 20181/9 në Serie A është Krzysztof Piatek.

Polaku ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira në sulmin e skuadrës së Genoas.


Në 13 paraqitjet e para në kampionatin elitar italian ai ka shënuar 10 gola, duke shënuar kështu 57 për qind të golave të ekipit.

Krzysztof Piatek G (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Për atë kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha evropiane, më seriozet deri më tani janë treguar Napolit dhe Chelseat.

Sipas TuttoSport, Genoa tashmë i ka vendosur çmim 23-vjeçarit, kartoni i tij është vlerësuar 50 milionë euro.

Blutë e Londrës priten t'i bëjnë ofertë klubit italian që në ditët e para të janarit.

Chelsea në marrëveshje si formë të kompensimit është e gatshme të shtojë edhe Alvaro Moratan apo Olivier Giroud. /Telegrafi/

telegrafi sport app