Gjyqtarët kosovarë tashmë janë bërë pjesë e pandashme e ndeshjeve evropiane.

Profesionalizmi i tyre dhe përvoja që ata kanë bërë tashmë në arenën ndërkombëtare, ka bërë që UEFA gjithnjë e më shumë t’i delegojë në ndeshje të ndryshme të garave evropiane.


Genc Nuza Bujar Selimaj Fatlum Berisha

Këtë mesjavë, takimi ndërmjet skuadrës portugeze Benfica dhe asaj italiane Juventus, në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar Genc Nuzës.

Ai, do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë në orën 14:00 në Seixal (Benfica Campus). /Telegrafi/

telegrafi sport app