LAJMI I FUNDIT:

Geci: E vonuar dorëheqja e Mustafës

Geci: E vonuar dorëheqja e Mustafës

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, po e quan të vonuar dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e Kryetarit të LDK-së.

Megjithatë Geci këtë vendim të Isa Mustafës, e cilësoi tejet pozitiv, për gjithë anëtarësinë e LDK-së por siç tha ai edhe për gjithë Kosovën.

”Ky është një lajm i mirë, për gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe për Kosovën. Për shkak se Mustafa në 10 vjetët e fundit ka bërë disa gabime të pafalshme karshi LDK-së dhe për këto gabim iu janë hakmerrë nga elektorati i LDK-së”, tha Geci për Klan Kosova


Sipas tij, kjo hakmerrje ka rezultuar me rezultatin më të dobët që ka pasur LDK që nga themelimi.

”LDK ka pasur teporëzen e vet, qysh atëherë kur në LDK u instalua vendimi që në LDK kanidojnë vetëm ata që mbledhin nënshkrime. Dhe tash nëse nuk ndërrohet statuti i LDK-së, dhe nuk lejohen të kandidojnë dy apo më tepër kandidatë dhe nuk lejojnë të mbesin në fund dy kandidatë e të zgjidhet më i miri, prapë LDK do të ketë probleme të tilla”.

”Kjo është një dorëheqje e vonuar. Siç tha edhe vet Haziri e gjithë kryesia e LDK-së është e dorëhequr deri në kuvendin e ardhshëm. Prandaj ne duhet të riorganizohemi, të fillojmë punën nga e para për arsye se kemi pësuar debakël në këto zgjedhje”, tha ai.

”Unë kam shkel me këmbë gjithë territorin e Kosovës në këto zgjedhje dhe kam parë që trupa e LDK-së në këto zgjedhje ka qenë e përgjysmuar”.

Ndërkaq lidhur me mendimin e tij për emrin potencial që mund të jetë kryetar i LDK-së, Gani Geci mohoi të përmend dikënd, ndërsa ritheksoi nevojën që ky subjekt të ndërrojë statutin për garën e të parit të partisë.

”LDK duhet të ndërrojë statutin dhe të garojë me shumë kandidatë. Herën e dytë kur hidhet vota në katër ose në pesë, apo që të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kandidaturave të bëhen pa hezitim pa 51%, dhe herën e dytë të mbesin dy në garë, njëri të bëhet kryetar dhe tjetri nënkryetar

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori