LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Taksa nuk hiqet, por Serbia do të detyrohet të ulet në tavolinë kur qeverinë e merr PDK-ja

Gecaj: Taksa nuk hiqet, por Serbia do të detyrohet të ulet në tavolinë kur qeverinë e merr PDK-ja

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arben Gecaj, ka thënë se me ardhjen në pushtet të PDK-së, Serbia do të detyrohet të ulet në tavolinën e bisedimeve edhe pa u larguar taksa.

Gecaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ka qenë masë reaktive që shtetet e përdorin në momente të caktuara për të mbrojtur veten.

Ai ka thënë se ana tregtare e taksës është në rregull, por si efekt anësorë i taksës janë këto zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi.


Kandidati për deputet nga PDK-ja thotë pasi taksa na është kthyer në temë primare në shtetin tonë, ka pasur pasoja të jashtme.

“Ne nuk jemi më prezentë në shtete të rëndësishme të BE-së ashtu siç ishim prezentë para taksës, ndërkohë ne kemi disa “çnjohje” pasi taksa na u kthye në temë primare e shtetit”.

Gecaj ka thënë se kërkesa e Veselit për suspendim të taksës në një kohë të caktuar ka qenë e arsyeshme ndërsa sipas tij tani janë krijuar rrethana të reja.

“Taksa nuk hiqet, por ditën që vjen PDK-ja në pushtet Serbia do të detyrohet të ulet në tavolinën e bisedimeve”, tha ndër të tjera Arben Gecaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori