LAJMI I FUNDIT:

Gecaj nga Parlamenti Studentor: Vendimi i sotëm për studime falas, lehtësi dhe nxitje për studentët

Gecaj nga Parlamenti Studentor: Vendimi i sotëm për studime falas, lehtësi dhe nxitje për studentët

Anëtari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Arbër Gecaj, ka thënë se është lajm shumë i mirë që nga 1 tetori arsimi i lartë publik do të jetë falas.

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht edhe nga qeveria e kaluar dhe nga kjo e tanishmja që gjatë kohës së pandemisë të ketë lehtësira për studentët – lirim nga pagesat. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë te studentët e nivelit Master për shkak të shumës më të madhe që paguhet për semestër (150 euro). E kemi mirëpritur shumë këtë vendim dhe mendojmë se do të jetë shumë lehtësi e madhe për të gjithë studentët në këtë kohë pandemie kur e dimë që edhe ekonomitë familjare që e mbështesin studentin për të ardhur në studime në Universitetin e Prishtinës ose universitetet tjera janë goditur”, tha Gecaj, në Klan Kosova.

“Ky vendim do ta lehtësojë jashtëzakonisht shumë vazhdimin e studimeve për studentët që janë në universitete publike. Përveç vështirësive ekonomike po shohim edhe një trend të rënies të interesimit të studentëve për të studiuar në universitete publike, prandaj mendoj që kjo mund të jetë nxitje që studentët e rinj të mos shkojnë në kolegjet private por të jenë pjesë e universiteteve publike”.


Geca ka thënë se shumat për pagesën e një semestri në nivelin Bachelor ose atë Master në universitetet publike kanë qenë simbolike, por ndikimi i pandemisë drejtpërdrejt në ekonomitë familjare e  ka vështirësuar pagesën e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Lajme
Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori