Grupi i Deputetëve të Pavarur, kanë proceduar sot nismën legjislative për Projektligjin për Referendum.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i GDP-së, Faton Topalli.


Ai ka thënë se me këtë projektligj do të definohen rregullat dhe procedurat për referendumet të cilat nuk janë përfshirë në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:Ligji për Referendum një mundësi e re e sovranit për vendimmarrje të drejtpërdrejtë Me mbështetjen e 11 deputetëve të tjerë të Grupit të Deputetëve të Pavarur, sot kemi proceduar Nismën Legjislative:“ Projektligji për Referendum“.Me këtë projektligj do të definohen rregullat dhe procedurat për referendumet të cilat nuk janë përfshirë në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës. Ligji rregullon shpalljen dhe zbatimin e referendumeve, dhe përcaktohen tre llojet e referendumeve: shfuqizuese, kushtetuese, dhe konsultative.Përmes këtij projektligji vendosen praktika të vendeve të rajonit si dhe vendeve të Bashkimit Evropian.Si deputet, dhe si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë interes për të ndihmuar në amendamentimin e këtij projektligji pas kalimit të tij në parim në Kuvendin e Kosovës.

30581335 1747531308615642 477882156119490560 n

30630036 1747531301948976 2621228105640968192 n

30653056 1747531298615643 8383246794187866112 n