Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ndarë një pamje të jashtëzakonshme të qytetit gjatë natës, duke theksuar përkushtimin dhe punën që e kanë shndërruar Pejën në një nga qytetet më të ndriçuara e më të zhvilluara në vend.

Në postimin e tij në Facebook, Muhaxheri ka shkruar se “Peja që ndriçon vetë, pa filtra, pa montazhë e pa AI: kjo është drita e punës reale, jo e premtimeve boshe. Qyteti ynë po shkëlqen çdo natë, ashtu siç po shkëlqen zhvillimi dhe përkushtimi ndaj tij.”


Pamja ajrore që e shoqëron postimin tregon qartë transformimin urban të qytetit, me rrugë të ndriçuara, infrastrukturë moderne dhe atmosferë dinamike që reflekton progresin e viteve të fundit.

Kryetari Muhaxheri, i cili po përgatitet për garën e radhës zgjedhore, po e përqendron komunikimin e tij publik në rezultatet konkrete të punës, duke shmangur premtimet e zakonshme dhe duke vënë theksin te ajo që tashmë është arritur në Pejë.