LAJMI I FUNDIT:

Gazetari pro Barçës publikoi audion e bisedës në VAR, komiteti spanjoll i gjyqtarëve hap hetim ndaj tij

Gazetari pro Barçës publikoi audion e bisedës në VAR, komiteti spanjoll i gjyqtarëve hap hetim ndaj tij

Gerard Romero, një gazetar i njohur si tifoz i Barcelonës, publikoi së fundmi një audio incizim mbi atë që ndodhi në një incident që përfshin Vinicius Jr për Real Madridin kundër Almerias .

Audio incizimi ishte biseda mes gjyqtarit Francisco Hernandez Maeso dhe zyrtarit të VAR-it, Hernandez Hernandez, duke shqyrtuar një bërryl të mundshëm nga Vini në një lojtar të Almerias në fund të lojës.

Në klip, Hernandez Hernandez mund të dëgjohet duke lënë të kuptohet se ka parë anësorin brazilian të bënte një faull në zonë.


Transkriptohet biseda mes gjyqtarit dhe dhomës së VAR-it nga ndeshja Real-Almeria, sqarohet e gjitha
Lexo po ashtu Transkriptohet biseda mes gjyqtarit dhe dhomës së VAR-it nga ndeshja Real-Almeria, sqarohet e gjitha

Sipas Cadena SER, komiteti spanjoll i gjyqtarëve tani ka hapur një hetim se si Romero ishte në gjendje të kishte akses në audion VAR.

Ka gjithashtu një hetim për t’u bërë se pse arbitri, Hernandez Maeso, nuk u detyrua të shqyrtojë incidentin në monitorin VAR përpara se të miratonte golin.

Si do të ishte renditja e La Ligas deri më tani pa gabimet e VAR-it, Barcelona do të ishte e dyta
Lexo po ashtu Si do të ishte renditja e La Ligas deri më tani pa gabimet e VAR-it, Barcelona do të ishte e dyta

Ka shumë pak gjasa që Real Madridit t’i hiqen tre pikët, por zyrtarët mund të jenë në telashe nëse shpallen fajtorë për mos kryerjen e detyrave të tyre siç duhet në përplasjen e diskutueshme të La Ligës.

Real Madridi fitoi ndaj Almerias me rezultat 3-2, në një ndeshje që po kontestohet jashtëzakonisht shumë në La Liga pasi kishte disa vendime kontraverse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Serie A
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Kalo në kategori