Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues të Botërorit 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Gazetari Lavdim Pireva analizon tre lojtarët që sipas tij kanë bartur barrën kryesore te Shqipëria në këtë cikël kualifikues.


Ai përmend Berat Gjimshitin si një lider të pakontestueshëm të ‘Kuqezinjve’, por vlerëson lart edhe dyshen Juljan Shehu dhe Kristjan Asllani.

“Besoj që Berat Gjimshiti mbetet lojtari më i mirë i kombëtares. Lider i pakontestueshëm, mbrojtës modern, shumë i mirë, edhe po them Juljan Shehu për mënyrën se si i ka zhvillu sidomos dy ndeshjet me Serbinë, ka qenë i jashtëzakonshëm, si në rikuperim të topit, si në shpërndarje të topit”.



“Edhe Asllani veç e ka fitu, Asllani si bonus po them e ka fitu pjekurinë. Ndoshta Interi ka qenë për moshën që ka, shumë barrë e rëndë”.

“Është hap i madh sepse shumë i ri. Në Torino luan rregullisht, edhe pse ndoshta në jaëvt e fundit nuk ka pasur shumë minuta, por luan çdo ndeshje”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar në moshën e tij. Edhe shoh Torino për dallim, se ne e përcjellim se Torino për dallim nga vitet e kaluara kur i përfundonte ndeshjet 0-0, 1-0, këtë vit është duke luajtur futboll shumë më të hapur”, ka thënë Pireva mes tjerash.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app