Andrew Kaczynski, një gazetar amerikan dhe një reporter politik për CNN, ka ardhur me një deklaratë interesante rreth kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese.

Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Laburiste, Anthony Albanese, i cili do të jetë kryeministri i ri i Australisë, i cili përveç kësaj, “ka ra në sy” për mbiemrin dhe historinë e tij interesante, përkatësisht të prindërve të tij.


Kështu, kanë filluar supozimet e shumta rreth prejardhjes së tij, disa duke e ndërlidhur edhe me një prejardhje nga arbëreshët e Italisë, përcjell Telegrafi.

Dhe së fundmi ka qenë gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, ai që i “ka vënë vulën kësaj çështjeje”.

“Ai është një shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh si unë”, ka shkruar Kaczynski në Twitter.

Ndryshe, siç ishte bërë e ditur më herët, Albanese, 59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti.

Ai kishte besuar se babai i tij kishte vdekur para se ky të lindte – nga një aksident - por si adoleshent mësoi se nëna në fakt kishte mbetur shtatzënë me një burrë ndërsa udhëtonte për në Evropë.

Dhe vetëm pas vdekjes së nënës, në vitin 2002, ai u interesua për të gjetur babanë e tij.

Kështu, pas disa vitesh kërkimesh, ai arriti të gjente adresën, madje edhe një numër telefoni të Carlo Albaneses.

Ai jetonte në Barleta të Italisë dhe të gjitha të dhënat dhe data e garantonin që ishte babai i politikanit të ri (Albanese 36 vjeçar ishte zgjedhur në atë kohë zv-kryeministër i një prej shteteve australiane). /Telegrafi/