LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët e A1on lëshohen në shërim shtëpiak

Gazetarët e A1on lëshohen në shërim shtëpiak

Protestat “Për Maqedoni të bashkuar” kanë pëfunduar me dhunë. Një ekip i gazetarëve të portalit A1on janë rrahur mbrëmë nga protestuesit e zemëruar, ndërsa me makinën e ndihmës së shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas pjesëmarrësve të protestës, protestuesit kanë sulmuar ekipin e A1on para Portës Triumfale, kanë dëmtuar kamerat dhe kanë rrahur gazetarët, me çka njëri nga gazetarët e portalit është ankuar për lëndime të shumta.

Fatmirësisht kameramani i portalit A1on Vlladimir Zhelçevski dhe kolegu i tij, gazetari Aleksandar Todevski, të cilët mbrëmë u sulumuan, sot në mëngjes janë lëshuar për shërim shtëpiak. /Telegrafi/