Real Madridi do ta thotë fjalën kryesore në këtë afat kalimtar dhe mediat spanjolle kanë nisur të lëshojnë emrat dhe objektiva të mundshëm të presidentit Florentino Perez.

Sigurisht që i pari mbetet talenti francez i PSG-së, Kylian Mbappe.


“Të gjithë rrugët të çojnë te Mbappe”.

as 2019 03 22 5c944a71672ee

Është ky titulli kryesor i gazetës“AS”, një medium shumë pranë klubit mbretëror., që shkruan se 20-vjeçari nuk është thjesht një ëndërr, por një objektiv real.

Lëvizja e tij drejt “Bernabeut” pritet të bëhet shumë shpejt realitet.

Klubi parisien ka nevojë për para, të paktën 150 milionë euro për t’i mbyllur humbjet financiare.

GettyImages 1129255460 Mbappe . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Në anën tjetër Mbappe nuk është ndjerë mirë që është dënuar nga klubi javën që shkoi.

Vetë sulmuesi francez e konsideron Real Madridin si klubin e duhur për ta synuar “Topin e Artë” në të ardhmen. /Telegrafi/

telegrafi sport app