LAJMI I FUNDIT:

Gazeta portugeze Record: Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madridi

Gazeta portugeze Record: Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madridi

Cristiano Ronaldo definitivisht do të largohet nga Real Madrid, pasi ka mosmarrëveshjeve me Florentino Perez për kontratën e tij të re.

Lajmin e jep edhe gazeta sportive portugeze Record që e bën të kryer largimin e kapitenit të kombëtares.

Edhe Marca zbuloi se drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, kishte pasur një takim me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, të martën e kaluar, ku ia shpjeguan se klubi ishte i gatshëm që t’ia plotësonte kërkesat e reja lojtarit.


Pa rezultat takimi Mendes-Real, Ronaldo gjithnjë e më afër largimit nga Madridi
Lexo po ashtu Pa rezultat takimi Mendes-Real, Ronaldo gjithnjë e më afër largimit nga Madridi

Ronaldo nuk është i kënaqur me Perezin, pasi ai mendon se nuk po përmbushet një premtim, transmeton Record.

“Kjo nuk është çështje e parave, por e mosnjohjes”, shkruan Record.

Ballina e gazetës

Ronaldo e ka edhe një pakënaqur tjetër. Ai nuk është i kënaqur me prioritetin që po i jepet sjelljes së Neymarit në Madrid.

Ai po ashtu ka rezerva edhe për largimin e Zinedine Zidanes dhe miqve të tij më të mirë si Pepe, Coentrao dhe James Rodriguez.

Pas kërcënimeve nga ISIS-i, CR7 punëson si turpërojë një luftëtar demash dhe një sportist të MMA-së
Lexo po ashtu Pas kërcënimeve nga ISIS-i, CR7 punëson si turpërojë një luftëtar demash dhe një sportist të MMA-së

Ronaldo kishte një marrëdhënie të mirë me Zidane, pasi francezi i jepte pushime që rezultuan sukses për skuadrën.

Gjithnjë sipas Record, lojtari ka filluar të mendojë për destinacionet e reja që janë Italia, Franca dhe Anglia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori