LAJMI I FUNDIT:

Gazeta gjermane zbulon planin e Alonsos për pensionim

Gazeta gjermane zbulon planin e Alonsos për pensionim

Mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso, në fund të sezonit do t’i varë këpucët në gozhdë.

Këtë lajm e zbulon revista gjermane Sport Bild, pasi spanjolli e ka paralajmëruar klubin bavarez se do të tërhiqet pas përfundimin të kontratës aktuale që skadon në qershor,

35-vjeçari do të varë këpucët në gozhdë pas një karriere të lavdishme me Liverpoolin, Real Madridin dhe Bayern Munichun.


Spanjolli ka fituar gjithçka në futboll, nga Kampionati Botëror te Kampionati Evropian me Spanjën e deri te Liga e Kampionëve e tituj shtetëror me klubet.

Alonso kishte në dorë kontratën e re nga Bayern Munich, por edhe oferta të tjera. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LXlxZByyhAc