Gazeta më e madhe e Berlinit “Tagesspiegel”, ka botuar një rrëfimin emocional jetësor për Hashim Thaçin, të titulluar “Nga Kryengritës në President” – një biografi, siç e quan ajo, për heroin shumëngjyrësh evropian.
Gazetarja gjermane, Caroline Fetscher, e nis artikullin e saj për “Tagesspiegel” duke përshkruar statujën e Bill Klintonit në Prishtinë.
“Në bulevard, Bill Klinton përshëndet kalimtarët, duke buzëqeshur dhe me dorën e djathtë ngritur, në një përmendore tre metra të lartë të ish-presidentit amerikan. Do të duhej të ishte e vetmja e këtij soji, në një rrugë kryesore, në një vend ku shumica e banorëve janë myslimanë dhe ku mban emrin e një presidenti amerikan. Është një sinjal politiko-kulturor, të cilin Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, para nëntë vjetësh e ka dërguar. Me këtë, vendi dëshmon një shenjë falënderimi për angazhimin që Amerika dhe Evropa kishin treguar në vitin 1999, kur në luftën e fundit të procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë, me përkrahjen e NATO-s dëshmuan që paqja mund të arrihet me shtyrjen e rezolutës së OKB-së drejt paqes. Në vitin 2008, ish-provinca serbe e jugut, Kosova, shpalli pavarësinë e saj. Serbia, Rusia dhe shtete të tjera, ende nuk e njohin statusin e ri të Kosovës dhe në zjarrin e shkriftë flakët e konfliktit janë ende të ndezura”, shkruan Tagesspiegel.
Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, sipas gazetës gjermane, Roger Boyes, redaktor i gazetës londineze “Times” dhe dikur kolumnist i “Tagesspiegel”, së bashku me një kolegen e tij britanike, kanë botuar një biografi për një hero modern e evropian, një portret sikurse i bërë për një libër fotografish për një demokrat perëndimor.”
“Heroi quhet Hashim Thaçi. Nga viti 2008 deri në vitin 2014, ai ishte kryeministri i parë i shtetit të ri. Nga viti 2016, ai është president i vendit”, shkruan Tagesspiegel, përcjell televizioni publik.
Nëse lexohet parafjala e politikanit amerikan Bob Dole: “Udhëtimi i Thaçit është udhëtimi i Kosovës”, sipas gazetës gjermane, atëherë është fytyra optimiste dhe pushtetshme e njeriut me tehe, sinonim për vendin e tij.
“I lindur në prill të vitit 1968, në rajonin rural dhe të varfër të luginës së Drenicës në Kosovën qendrore, Thaçi studioi në Prishtinë “Histori dhe Filozofi”. Serbia e Millosheviqit e shtypte Kosovën, shtëpinë e varfër të Jugosllavisë, duke e shndërruar në një lloj sistemi aparteidi dhe kjo ishte për Thaçin një përjetim kyç. Të drejtat qytetare të shqiptarëve të Kosovës u prenë, gjuha e tyre u ndalua, 900.000 libra në gjuhën shqipe të bibliotekave u çregjistruan nga ana e regjimit të Millosheviqit. Thaçi iu bashkua studentëve kryengritës, u përndoq dhe kaloi në ekzil. Pa sukses përpiqej atë kohë “Gandi i Kosovës”, Ibrahim Rugova, për paqe pa dhunë. Por, të rinjtë e humbën durimin, para së gjithash vetë Thaçi. Në vitin 1993, ai ishte një prej themeluesve të trupave guerile të UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Tagesspiegel.
Më tej, gazeta më e madhe e Berlinit shkruan edhe për ngjashmëritë mes përmendores së Klintonit në Prishtinë edhe Hashim Thaçit.
“Akuzat që Hashim Thaçi është pjesëmarrës në transport armësh dhe korrupsion, nuk janë dëshmuar kurrë. Edhe kjo biografi për heroin rreth supozimeve në fjalë mbetet e mjegulluar. Me shkëlqim, në anën tjetër, jepen meritat më së të dëshmuara të kryengritësit të shndërruar në shef shteti, në avokat të Kushtetutës demokratike, me të drejta për pakicat dhe prerje të qartë sekulare. Pos kësaj, a mashtron perceptimi apo mban përmendorja e Bill Klintonit në Prishtinë pjesërisht edhe vija të Hashim Thaçit?”, shkruan ky medium gjerman.
Në ndërkohë, sipas kësaj gazete,, Kosova ka hapur 46 përfaqësi diplomatike në tërë botën, e më të madhen e ka në Berlin, sepse në Gjermani jetojnë rreth 400.000 shqiptarë nga Kosova, kurse në vetë Kosovën jetojnë rreth dy milionë.
Tagesspiegel shkruan fjalë të mira edhe për ambasadorin e ri të Kosovës në Gjermani, shkrimtarin kosovaro-gjerman Beqë Cufaj.
Sipas kësaj gazete gjermane, Cufaj është i njohur me esetë e tij në “FAZ” dhe “Neue Zürcher Zeitung” apo romanet si “Shkëlqimi i huaj” apo “projekt@party”, duke shërbyer më herët edhe si ambasador kulture.
Mediumi gjerman shkruan se moto e lexuesit kosmpolit dhe demokratit të zgjuar është: “Të bashkohen njerëzit dhe Kosova të sillet në Evropë”. Derisa vende të tjera si Hungaria apo Polonia vazhdojnë të tjetërsohen nga BE-ja, sipas saj, dalin miq të ri, të cilët me plot shpresë trokasin në derë, në Shqipëri apo Kosovë.
“Në vendin e Hashim Thaçit, fjala Evropë do të thotë vetëm një gjë: premtim. Kërkohet durim, derisa ky të përmbushet”, shkruan Tagesspiegel.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi