LAJMI I FUNDIT:

“Gaza nuk është në shitje”, grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

“Gaza nuk është në shitje”, grupi pro-palestinez i lënë disa mesazhe Trumpit në resortin e tij të golfit

Një grup pro-palestinez ka vandalizuar pjesë të resortit të golfit Turnberry të Donald Trump në Skoci.

Palestine Action postoi fotografi në rrjete sociale që tregonin bojë të kuqe në një nga ndërtesat në kursin Ayrshire.

Aty shihen fjalët “Gaza nuk është në shitje”.


Një fotografi tjetër tregon një shtyllë të dëmtuar në resortin në pronësi të Organizatës Trump.

Bëhet e ditur se policia e Skocisë po heton incidentin.

Presidenti Trump shkaktoi kritika të gjera ndërkombëtare pasi propozoi vazhdimisht zbrazjen e Rripit të Gazës nga të gjithë palestinezët dhe shndërrimin e zonës në një vendpushim.

Ai propozoi marrjen në pronësi të Rripit të Gazës dhe rizhvillimin e tij, pasi tha më herët se palestinezët duhet të largohen nga rajoni, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“SHBA do të marrë Rripin e Gazës dhe ne do të bëjmë një punë me të gjithashtu”, tha Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu muajin e kaluar.

Por, ky propozim u refuzua nga vendet arabe dhe nga vetë palestinezët.

Trump më vonë postoi edhe një video me Al se si mund të duket Gaza nën propozimet e tij.

Ndryshe, Turnberry vlerësohet gjerësisht si një nga pesë fushat më të mira të golfit në botë dhe u ble nga Trump në 2014.

Presidenti ka qenë një vizitor i rregullt në Skoci ndër vite dhe muajin e kaluar u ftua të takonte mbretin Charles në Balmoral.

Ndërsa Palestine Action e përshkruan veten si një “rrjet i veprimit të drejtpërdrejtë që çmonton bashkëpunimin britanik me aparteidin izraelit”.

Në një deklaratë nga grupi thuhej: “Aksioni i Palestinës kundërshton trajtimin e Gazës nga Donald Trump sikur të ishte pronë e tij për t’u disponuar si të dojë.”

“Për ta bërë të qartë këtë, ne i kemi treguar atij se prona e tij nuk është e sigurt nga aktet e rezistencës. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime kundër kolonializmit amerikano-izraelit në atdheun palestinez”, tha grupi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Azia
Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Amerika
Trump bën gati

Trump bën gati "listën e kuqe" - shtetasve të disa vendeve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA

Amerika
Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Ukraina përballet me një nga sulmet më të rënda, Zelensky: Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore e rusëve

Botë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Kalo në kategori