Gatuani picën në mikrovalë – madje për më pak se dy minuta

Ushqimet e shpejta dhe desertët nga mikrovala i ka krijuar blogerja nga SHBA-ja, Gemma Stafford, e cila njihet për receta shumë të thjeshta dhe të shpejta
Ajo, gjithashtu na mëson se si bënte pica në një filxhan, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:- 1/8 e lugës pluhur ëmbëlsirash;- 1/16 e lugës sodë bikarbonati;- 1/8 e lugës kripë;- 3 lugë qumësht;- 1 lugë vaj ulliri;- 1 lugë salcë domatesh;- 1 lugë e madhe mozzarella të grirë.- 5 speca djegës të vegjël- 1/2 lugë çaji erëza të thata (borzilok ose rigon)Përgatitja:
Përzieni miellin, pluhurin e ëmbëlsirave, sodën e bikarbonatit dhe kripën bashkë në një filxhan në të cilin do të gatuani picën.
Shtoni qumështin dhe vajin.
Në sipërfaqe të brumit qitni salcën e domateve dhe mbi të djathin, specat djegës dhe erëzat.
Piqni në mikrovalë një minutë apo pak më shumë në 1200W.
Varësisht nga fuqia e mikrovalës, atë kohë mund ta dalloni dhe të kujdeseni.
Pica është gati pasi që brumi të bymehet, ndërkaq shtojca të fillojë të krijojë flluska.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/



















































