Në çelje të kongresit të përvitshëm popullor në Kinë, Kryeministri Li Keqiang bëri të ditur se do ta rrisë dukshëm buxhetin për ushtrinë. ‘Gatishmëria për një luftë’ do të përmirësohet.
Rivaliteti midis Kinës dhe SHBA po shtohet dhe Republika Popullore grindet me fqinjët e saj për pretendime territoriale. Në këtë sfond, Kryeministri Li Keqiang bëri të ditur se vendi i tij do t’i rrisë shpenzimet ushtarake me 8.1 për qind.
Në këtë mënyrë, buxheti i mbrojtjes i Kinës do të rritet më shpejt se ekonomia kineze. Ekonomia e dytë në botë për nga madhësia, këtë vit do të rritet pak më ngadalë, me rreth 6.5 për qind. Përballë ‘ndryshimeve të mëdha në ambientin e sigurisë nacionale’ forcat e armatosura duhet të fuqizohen, tha Li në raportin e tij të llogaridhënies në hapje të mbledhjes vjetore të Kongresit Popullor në Pekin.
“Stërvitja ushtarake dhe gatishmëria për një luftë” duhet të përmirësohen, tha kryeministri para rreth tremijë delegatëve në Sallën e Madhe të popullit. Rritja e buxhetit zytar ushtarak me 8.1 për qind në 1.1 bilionë Yuan (afërsisht 128 miliardë euro) është më e lartë se vitin e kaluar kur ishte 7.6 për qind. Ekspertët vlerësojnë se shpenzimet e vërteta janë 25 për qind ose 50 për qind më të larta.
SHBA e vështrojnë Kinën krahas Rusisë si sfidën e tyre më të madhe ushtarake – jo më terrorizmin si deri tani. Strategjia e re e mbrojtjes të SHBA e janarit Kina e përshkruan Kinën si konkurrente strategjike, e cila u bie në qafë vendeve fqinje me ‘politikën e saj ekonomike grabitqare’.
Vatra konflikti janë pretendimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe Lindore dhe kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit demokratik, të cilin Pekini e vështron si provincë të pabindur.
“Ne nuk do të durojmë kurrë intriga separatiste ose aktivitete për një ‘pavarësi të Tajvanit'”, tha Li, shkruan DW.
Në qendër të mbledhjes së sivjetme, e cila do të zgjasë në mënyrë të pazakontë shumë, 16 ditë dhe e cila do të përfundojë në 20 mars, do të jenë ndryshime të kushtetutës së vendit. Ato do t’i mundësojnë Presidentit Xi Jinping një kohë të pakufizuar në post. Kufizimi i tanishëm në dy herë nga pesë vjet do të eleminohet me një votë në 11 mars.
Kritikët paralajmërojnë për rreziqet e një pushteti të pakufizuar për Xi Jinpingun, gjë që do të çonte në një sjellje më të sigurtë në vete në politikën e jashtme. Do të krijohet edhe një komision i ri kontrolli shtetëror. Me këtë organ me pushtet të gjerë, do të zgjerohet lufta kundër korrupsionit, shkeljeve në shërbim dhe mungesës së besnikërisë nga komisioni disiplinor prej anëtarëve të partisë te të gjithë nëpunësit shtetërorë.
Askush nuk dyshon se Parlamenti i Kinës që nuk zgjidhet me zgjedhje të lira nuk do t’i miratojë planet. Parlamenti nuk ka refuzuar asnjëherë deri tani ndonjë projektligj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore