Ndërsa sezoni i dimrit po shkon drejt fundit, vëmendja e të gjithëve po drejtohet nga stina e ngrohtë
Pranvera është fare pranë dhe, me siguri, edhe ju jeni kureshtarë për të zbuluar më shumë për atë që po ndodh në fushën e modës.
Në fakt, ikonat e modës kanë nisur prej kohësh të publikojnë disa prej tendencave më të rëndësishme të vitit 2021 që do të jenë në qendër të vëmendjes në muajt e ardhshëm. Po ne sot po merremi posaçërisht me ngjyrat që do të dominojnë në pranverë – verë 2021.
Ndërsa sezoni pranverë – verë 21 është, pa dyshim, i ndryshëm nga çdo vit tjetër sa i përket modës, duke pasur parasysh edhe klimën aktuale (me distanca shoqërore dhe më pak takime intime), koleksionet e reja të markave të njohura nuk kanë munguar të prezantohen.
Në fakt, tendencat e kësaj pranvere do të jenë të gjalla, të injektuara nga nevoja për më shumë energji, frymëzim, motivim e për shumë pozitivitet.
Me gjithë këto gjëra në mendje, hidhuni një sy këtyre trendeve dhe ngjyrave që do të dominojnë gjatë sezonit të ngrohtë pranverë – verë 2021. Filloni të provoni këto tendenca ngjyrash dhe gjeni veten mes tyre.
1. Nuanca e së verdhës, e cila vjen më e butë në ditët me diell, do të jetë një prej ngjyrave mbizotëruese të sezonit të ngrohtë.
2. Një nga tendencat më të forta të këtij sezoni do të jetë edhe kjo nuancë rozë. Ngjyra e theksuar vjen në një larmi nuancash, por neoni dhe një ngjyrë më pastel do të jenë dominuese, shkruan Class.
3. Kjo ngjyrë tërheqëse është një lloj e kuqeje e purpurt dhe është kthyer në trend që nga koleksionet e Isabel Marant. Ka nuanca të larmishme të vjollcës (disa që anojnë më shumë nga vjollca, disa më shumë nga roza ose nga e kuqja).
4. Portokallia ka ekzistuar për disa sezone dhe është kthyer sërish këtë pranverë. Pavarësisht se duket të jetë pak më e guximshme, kjo nuancë do t’ju bëjë gjithmonë të tërhiqni vëmendjen.
5. E njihni, me siguri, ngjyrën e topit të tenisit apo jo? Një lloj neoni në të verdhë dhe jeshile… Epo, siç theksuan dizajnerët nga Balmain te David Koma, kjo ngjyrë e mrekullueshme do të dominojë edhe në tendencat e pranverës. Prandaj, bëhuni gati.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMami! Po më dhemb koka!
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Tetë shenja që do ta tradhtoni të dashurin!
Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?
Si të kombinojmë ngjyrat
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert