“Nga mbledhja u vendos evidentimi dhe evakuimi i banorëve, së dyti për një shtim të pranisë policore dhe ushtarake për të ndihmuar banorët, së treti për një ndërhyrje për thellimin e kanaleve dhe ndërtimin e argjinaturave. Së katërti për evakuimin e banorëve më të rrezikuar”, është shprehur Basha, njofton TCH.

Ministri i Brendshëm ka inspektuar tw martwn zonën e përmbytur ku kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat e ngritura për të kapërcyer këtë situatë që po përsëritet për të disatën herë në Shkodër dhe zonat përreth, brenda më pak se një viti.


Ndërkohë në Shkodër, banorët po përgatiten për më të keqen. Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Në dy prej hidrocentraleve të kaskadës në atë të Komanit dhe në atë të Vaut të Dejës, niveli i ujit është shumë pranë pikës kritike.

Sipas të dhënave të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, aktualisht po shkarkohet ujë vetëm nga portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Në liqenin e këtij hidrocentrali niveli i ujit shënon 73,71 metër, vetëm një metër e gjysmë larg pikës maksimale të lejuar prej 75 metrash.

Në hidrocentralin e Komanit niveli i uji ka arritur në 172,64 metër, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 175 metër. Prurjet në këtë hidrocentral janë 1250 metër kubë për sekondë. Ndërkaq më e qetë duket situata në hidrocentralin e Fierzës ku niveli i ujit shënon 228,5 metër nga 296 që është niveli maksimal i lejuar. /Telegrafi/