Gati 94 milionë denarë të paguar për rreth 2.430 bujq në Maqedoni

Sot, një pagesë prej gati 94 milionë denarësh u bë për rreth 2.430 bujq, mbështetje financiare në bujqësi, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë në RMV.
"89,465,370 denarë për 2,381 përfitues sipas nënmasës 1.1 - Pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore të punueshme për orizin nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025;
3,313,888 denarë sipas masës 7 - Mbështetje financiare për ruajtjen e grurit dhe elbit të prodhuar në vend;
1,060,218 denarë sipas nënmasës 1.1 - Mbështetje financiare për oriz të dorëzuar nga Programi për Zbatimin e një Fondi Ndërhyrës për Bujqësi për vitin 2025", thuhet në njoftim.
Nga atje shtojnë se prioriteti i Ministrisë është qëndrueshmëria në sektorin e bujqësisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/04/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































