Të paktën 600 njerëz po ndajnë një tualet në një strehë të mbipopulluar të Kombeve të Bashkuara në jug të Gazës, njofton Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Rreth 22 mijë njerëz janë strehuar në Qendrën e Trajnimit Khan Younis, strukturë e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë - duke lënë vetëm dy metra katrorë për çdo person.


Ata janë në mesin e rreth 717 mijë njerëzve që strehohen në objektet e ofruara nga agjencia, nga gjithsej 1.5 milion njerëz të zhvendosur brenda vendit, tha OCHA.

https://twitter.com/Timesofgaza/status/1721898075017601484

122 mijë njerëz të tjerë janë strehuar në spitale, kisha dhe ndërtesa publike - por ato spitale janë duke u sulmuar.

Të paktën 40 për qind e spitaleve nuk funksionojnë ndërsa 71 për qind e të gjitha objekteve të kujdesit parësor kanë ndaluar së funksionuari në Gaza për shkak të dëmtimit ose mungesës së karburantit, tha OCHA.

Sulmet goditën të dielën "rrethinat" e katër spitaleve, duke vrarë tetë persona, pohoi OCHA, duke cituar monitorimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Thirrjet për evakuim u bënë nga ushtria izraelite, në disa raste duke pretenduar se ambientet spitalore po përdoreshin nga militantët. /Telegrafi/