Shkëlzen Gashi ka shënuar dy super gola këtë javë për skuadrën e tij Colorado Rapids.

Sulmuesi shqiptar fillimisht shënoi nga pika e bardhë, ndërsa golin e dytë të mbrëmjes e realizoi në mënyrë spektakolare nga gjuajtja e lirë.


E pas kësaj paraqitje të shkëlqyeshme, Gashi është vlerësuar lartë nga mediat amerikane.

Ka televizioni ‘Fox Sports’, që e ka cilësuar si goditje përfekte të Gashit në portë.

“Kur ke një goditje dënimi nga rreth 30 metra, e kupton që të duhet një gjuajtje thuajse perfekte për të shënuar”.

“Në fund të fundit, nuk është e lehtë ta gjuash fort sa për të mundur portierin por të jesh përsëri në gjendje për ta harkuar topin mbi murin mbrojtës. Por mund të themi se Shkëlzen Gashi e gjuajti këtë në mënyrën perfekte”, ka shkruar ‘Fox Sports’. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x4umwxm_shkelzen-gashi-amazing-long-range-free-kick-vs-vancouver-2-3_sport

telegrafi sport app