Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi ka vizituar nga afër sot punimet në pikën kufitare në Mërdare, bashkë me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës Naim Rexha.
Atje ai ka takuar edhe komandantin e Stacionit Policor dhe përfaqësues të Doganës.
Gashi pas takimeve ka mbajtur një fjalë rasti para mediave duke bërë të ditur se pika kufitare në Mërdare, e cila ende është duke u punuar, nuk do të mund të lëshohet deri në shtator për shkak të ngecjeve në punime.
“Sot erdhëm të vizitojmë dinamikën e punëve të investimeve të Unopsit, për faktin se ka disa ngecje, ka qenë e planifikuar që kjo pikë kufitare të lëshohet në fund të qershorit, mirëpo për arsye objektive nuk kanë arritur që të përfundojnë punët. Jemi në fazën e rëndësishme të fillimit të sezonës së ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga mërgimi dhe kjo është një nga pikat më frekuentuese, përkatësisht pjesa më e madhe e mërgimtarëve e shfrytëzojnë këtë pikë të kalimit kufitar. Për të parë nga afër se cilat janë sfidat që përballet aktualisht kjo pikë kufitarë, zyrtarët policor dhe doganat për të reflektuar karshi këtyre sfidave. Siç u informuam sot punimet do të zgjasin deri në shtator dhe nuk pritet që kjo pikë kufitare të lëshohet deri në shtator. Këto ngecje vijnë edhe si rezultat i disa sfidave të cilat kanë ardh për shkak të raporteve aktuale me Republikën e Serbisë dhe të cil at kanë ndikuar që disa punë dhe dinamika e punëve të tyre të ketë ngecje”, ka thënë ministri.
Ai po ashtu pati një porosi për gjithë bashkatdhetarët që kanë vendosur të kalojnë për nga Mërdarja për të ardhur në pushime në Kosovë.
“Shfrytëzojë nga rasti që bashkatdhetarëve tanë që vijnë nga perëndimi, shfrytëzojnë pikat tjera kufitare përkatësisht pikë kalimeve tjera për arsye pritjet në këtë pikë, se sipas informacioneve që kemi, nga stacioni dhe komandanti i pikës kufitare janë diku 30 minuta. Policia është e mobilizuar, policia dhe dogana dhe përdorin edhe mundësi dhe lehtësira megjithatë për shkak të punimeve dhe infrastrukturës rrugore pritje mund të ketë”, ka thënë ministri Gashi.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës ndërkaq, Naim, Rexha ka thënë se Mërdarja dhe finalizimi i punimeve në të janë të rëndësishme sidomos për implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, derisa tha se kur të funksionalizimet Mërdarja do të jetë shembull për rajonin.
“Kjo pikë e kompletuar me dëshirën tonë që sa më parë të arrijmë atë do jetë një shembull i mirë për të gjithë në rajon se si duhet organizuar veprimtarinë e agjencive kkrete me autorizime konkrete në pikat e kalimit kufitar”, ka thënë ai.
Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ishte arritur në Bruksel gjatë bisedimeve teknike me Serbinë. kp/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe