LAJMI I FUNDIT:

Gashi për deklaratën e Hazirit: E kupton rëndësinë e proceseve, gjërat nuk do të jenë të lehta në këtë qeverisje

Gashi për deklaratën e Hazirit: E kupton rëndësinë e proceseve, gjërat nuk do të jenë të lehta në këtë qeverisje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar deklaratën që nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e kishte thënë ditë më parë në lidhje me atë se nuk do të donte të ishte në lëkurën e kandidatit për kryeministër, Avdullah Hoti.

Gashi ka thënë se Haziri këtë e ka thënë, pasi ai e kupton seriozisht rëndësinë e të qenit në qeveri.

“Lutfi Haziri e kupton si një politikan me përvojë të gjatë, si njeri që ka marrë pjesë në të gjitha proceset biseduese dhe negociuese të Kosovës e kupton seriozisht rëndësinë e të qenit në qeveri”, tha Gashi, raporton Telegrafi.


Seanca për Qeverinë Hoti të mërkurën në ora 11:00, Gashi thotë se i kanë numrat
Lexo po ashtu Seanca për Qeverinë Hoti të mërkurën në ora 11:00, Gashi thotë se i kanë numrat

Ai shtoi se deklarata e Hazirit ka qenë solidaritet me Hotin.

“Unë deklaratën e Hazirit e kuptoj si solidaritet me Hotin dhe dhembshuri për procesin që do të ndodh gjatë kësaj qeverisje e se nuk do të ketë të lehtë”, tha Gashi.

Ndryshe, ditë më parë, Haziri kishte deklaruar para medieve se nuk do të donte të shihte askënd në lëkurën e Avdullah Hotit, pasi sipas tij ai do të përballet me situata jo të lehta gjatë qeverisjes së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori