LAJMI I FUNDIT:

Gashi në takim me ambasadorin e ri të Shqipërisë: Është interes i përbashkët përshpejtimi i procesit të integrimit në BE

Gashi në takim me ambasadorin e ri të Shqipërisë: Është interes i përbashkët përshpejtimi i procesit të integrimit në BE

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot e ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar të Shqipërisë në vend, Denion Meidani.

Në takimin e sotëm në Kuvend, Gashi dhe Meidani i theksuan marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e rëndësishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në më shumë fusha, duke u angazhuar për avancimin e tyre të
mëtejshëm.

“Bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësinë e inicimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, si kurorë e marrëdhënieve diplomatike tri dekadashe midis dy vendeve dhe si bazë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”.


“U bisedua edhe për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, në kontekst të vizitës së fundit në Shkup të Kryetares së Dhomës Ligjvënëse të Shqipërisë. Në takim, u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si dhe interesi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për përshpejtimin e proceseve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Kryetari Gashi dhe ambasadori Meidani shkëmbyen mendime edhe për rëndësinë e Korridorit 8, në kontekst të nevojës për bashkëpunim më dinamik ekonomik dhe rritje të tregtisë dhe me qëllim të lidhjes më të madhe infrastrukturore dhe energjetike ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori