Ferizaj ka bërë mrekulli duke marrë gjashtë fitore radhazi në elitën e futbollit kosovar.

Kësisoj skuadra e udhëhequr nga Bylbyl Sokoli ka arritur që nga pozita e 11-të të zë vendin e pestë dhe ta sigurojë matematikisht mbijetesën.


Njëri nga lojtarët më meritor në këtë sukses të Ferizajt ishte sulmuesi Dren Gashi, që ka thënë se skuadra e tij synon ta marrë fitoren e shtatë radhazi.

58461061 10215924196510193 3405965965454737408 n

“Do të jetë një ndeshje mjaftë e rëndësishme për ne, pasi që do të tentojmë të marrim edhe fitoren e shtatë radhazi dhe t’i gëzojmë tifozët tanë pasi luajmë në shtëpi”, u shpreh Gashi për Telegrafin.

Sulmuesi prishtinas ka thënë se skuadra e tij kërkon që këtë fitore ta arrijë për ta siguruar pozitën e pestë në tabelë.

58461061 10215924196510193 3405965965454737408 n

“Kemi organizuar një festë rreth sukseseve tona të fundit ku shumë pak kanë besuar se Ferizaj do të arrijë këtë pozitë. Synimi ynë fillimisht ka qenë barazhi por në vazhdimësi ndryshoi gjithçka dhe për këtë arsyeje jemi të kënaqur të gjithë dhe duam ta mbajmë këtë pozitë”, u shpreh sulmuesi këmbëshpejtë.

Krejt në fund Gashi ka zbuluar se kanë premia nga kryesia e klubit nëse e arrijnë edhe fitoren e shtatë radhazi.

52156656 10215457967614762 4761098395827830784 n

“Po do të kemi premia nga kryesia nëse arrijmë ta fitojmë ndeshjen. Shpresoj që të gjithë ta japim maksimumin, të luajmë lojën tonë dhe të mos mirremi me tëtjerët, ta marrim edhe këtë ndeshje si finale si ndeshjet e kaluara”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/

telegrafi sport app